Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Olenik: Deklarata për Kosovën është gjuhë urrejtjeje

    DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

    MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

    Deklarata skandaloze e ministres serbe: Sot kallëzim penal në Speciale, kërkohet urdhërarrest

    Policia e Kosovës dhe KFOR-i diskutojnë gatishmërinë për sezonin veror

    Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

    Konjufca nga Washingtoni: SHBA-ja mbetet aleati dhe partneri ynë më i afërt

    Terras dënon deklaratën e ministres serbe: Shkatërron besimin në dialog

    Nagavci: Zgjedhja e Presidentit nga populli do të kishte legjimitet më të madh demokratik

    Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

“Më shtrenjtë se në Amerikë”, qytetarët ankohen për çmimet e produkteve ushqimore

08 Shtator 2024, 9:22
në Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Çmimet e disa produkteve ushqimore në vend vazhdojnë të ngritën vazhdimisht. Për këtë, ankohen qytetarët, të cilët shprehen se jeta e tyre po u rëndohet çdo ditë e më shumë me çmimet e larta, kjo për shkak të ardhurave të ulëta që ata kanë, ndërsa kërkojnë nga institucionet përgjegjëse të marrin masa.

Në tregun e gjelbër në Prishtinë, qytetarët këtë javë kanë paguar deri 1 euro për kilogram në disa perime, derisa shprehen të shqetësuar për këtë dukuri. Njëjtë vlerësojnë edhe ekspertë të ekonomisë, të cilët thonë se Kosova vazhdon të përballet me inflacion të lartë.

Qytetari Xhemailadin Arifi, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë, thotë se çmimet janë të larta në krahasim me të ardhurat që marrin qytetarët në vendin tonë.

E derisa krahason çmimet në vendin ku jeton, Amerikës me Kosovën, thotë se disa produkte atje janë më lirë.

“Nuk jetoj këtu, por mirë është, për mua po, por për këta që jetojnë këtu është shumë vështirë…Jetoj në Amerikë…disa çmime të produkteve janë më shtrenjtë këtu se atje…me standardin mos vet hiç, nuk folët me 100 euro pension”, thotë Arifi.

Edhe një qytetare tjetër, Drita Kazazi ankohet për çmimet e larta, derisa thotë se me një pension 100 euro mezi arrijnë t’ia dalin.

“Këto çmime nuk po mundemi t’i përballojmë me pension… Më të shtrenjta po janë produktet kryesore, specat, domate, nuk po zbresin çmimet hiq…Janë obligative këto…Edhe më shumë koha e tyre po shtrenjtohen”, thotë Kazazi.

Po ashtu, edhe qytetari tjetër i cili mundohet t’ia dalë me një pension, Skender Jashari, thotë se çmimet janë të larta. Ndërsa, shton se po presin t’u dalë pensioni që të mund të furnizohen me perime, pasi sic thotë ai, tashmë është edhe koha e turshive.

“Vështirë është për pensionistë, jashtëzakonisht vështirë, pensionet e vogla, çmimet janë të larta, s’kem çfarë të bëjmë…Çdo artikull që është në treg nevojitet, por nuk po ka mjete të blejmë…Por, ta shikojmë pasi ta marrim pensionin nëse mund të blejmë diçka”, thotë Jashari.

Ndërkaq, njohës të ekonomisë derisa kërkojnë nga institucionet të sigurojnë mbrojtje sociale edhe në aspektin e ushqimit, të cilat janë të rëndësishme për jetën e qytetarëve, thonë se gjatë këtyre tre viteve, kjo dukuri ka marrë përmasa alarmante. Profesori Muhamet Sadiku thotë se inflacioni i paraqitur në Kosovë ka karakter global.

“Inflacioni i paraqitur në Kosovë ka karakter gjithnjë global, prandaj është e kuptueshme se Kosova nuk ka muskuj që të luftojë një fenomen botëror, por duhet në mënyrë sistematike me politika ekonomike, të adresojë problemin e jetës sociale tejet të brishtë në Kosovë, sidomos gjatë kësaj periudhe kemi një cenueshmeri të madhe të shtresave me nivel të ulët të të ardhurave, të pensionisteve, të familjeve në asistencë sociale dhe të papunëve. Prandaj, jeta në Kosovë edhe ashtu ka qenë e ç ‘rregulluar dhe e shtrenjtë, por gjatë këtyre tre viteve vërtetë kjo ka marrë përmasa alarmante, sidomos konsumi i produkteve ushqimore, konsumi i produkteve të higjienës, shpenzimet e shkollimit, e të ndryshme, kanë bërë që jeta e kosovareve në këto vitet e fundit të tregojë një përkeqësim të madh. Qeveria ka bërë përpjekje, sidomos në sistemin e disa subvencioneve për të lehtësuar peshën e goditjes së inflacionit, por duhet pranuar se nuk jetohet vetëm nga energjia elektrike, por kërkohet që të sigurohet mbrojtje sociale edhe në aspektin e ushqimit, të cilat janë të rëndësishme për jetën e qytetareve”, thotë Sadiku.

Edhe njohësi tjetër i ekonomisë, Sejdi Rexhepi thotë se shteti është dashtë të bëjë më shumë në këtë drejtim.

“Kemi një trend fatkeqësisht të rritjes së vazhdueshme, në dukje të parë 2 apo 3 për qind që lajmërohet nga ASK, që nuk është një rritje e madhe, por që në realitet është rritje substanciale në produktet elementare, varësisht nga sezona rriten çmimet e produkteve në mënyrë të konsiderueshme, dhe kjo bënë që xhepi i qytetarit të rendohet shumë. Kjo ka bërë që një pjesë e madhe e qytetarëve mezi të sigurojnë ekzistencën…Ekziston një lloj koordinimi I çmimeve dhe shteti në këtë rast ka mundur më shumë që relativisht është vështirë që të luaj rolin e vet në kuptimin e kontrollit të këtyre mundësive…Shohim çdo ditë që inspektorati nuk e kryen punën e vet, kur shikojmë çmimet nëpër makete, është i vendosur çmimi me zbritje, në ndërkohë që produkti i vendosur te çmimi ka një çmim krejt tjetër”, thotë Rexhepi.

Në anën tjetër, shitësit Ismet Baliuankohen për rënien e blerësve. Baliu thotë për KosovaPress, se çdo vit e më pak po kanë punë.

“Në ora 07:00 vijë këtu deri në ora 19:00 mbrëmje… Nuk ja vlen hiq, por nuk po kemi ka të ja mbajmë tjetër kund, çfarë të del, le të del…07:59 Ka rënë shumë numri (i blerësve), çdo vit e më poshtë po bie puna, s’ka njerëz, janë shpërndarë në gjitha anët, më shumë ka shitës se blerës”, thotë Baliu.

Kujtojmë se edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 2,2% në korrik të këtij viti, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Inflacioni mujor ishte 0,3% në korrik 2024./KP

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Olenik: Deklarata për Kosovën është gjuhë urrejtjeje

Olenik: Deklarata për Kosovën është gjuhë urrejtjeje

1 orë më parë
DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

DASH: Dialogu Strategjik me Kosovën kur të përmbushen kushtet dhe zotimet ndaj serbëve

2 orë më parë
MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

MINT njofton për punime në autostradën “Ibrahim Rugova”

2 orë më parë
Deklarata skandaloze e ministres serbe: Sot kallëzim penal në Speciale, kërkohet urdhërarrest

Deklarata skandaloze e ministres serbe: Sot kallëzim penal në Speciale, kërkohet urdhërarrest

2 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH