Ministria e Infrastrukturës ka bërë të ditur se po vazhdojnë punimet për rehabilitimin e skarpateve në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, në kuadër të angazhimeve për rritjen e sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjen e infrastrukturës rrugore.
Sipas ministrisë, punimet po zhvillohen sipas planit dhe synojnë të parandalojnë rrëshqitjet e dheut, të përmirësojnë stabilitetin e terrenit dhe të garantojnë qarkullim më të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Në njoftimin e publikuar, Ministria e Infrastrukturës thekson se këto ndërhyrje janë pjesë e investimeve të vazhdueshme për mirëmbajtjen dhe sigurinë e autoudhave në vend.
“Punimet për rehabilitimin e skarpateve në Autoudhën ‘Ibrahim Rugova’ po vazhdojnë sipas planit, me qëllim të rritjes së sigurisë në komunikacion dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Ministria nuk ka bërë të ditur nëse gjatë zhvillimit të punimeve do të ketë kufizime të përkohshme në qarkullim, por u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe udhëzimet në zonat ku po zhvillohen punimet.


























