Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj është duke raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, transmeton Kosova Post.
Ai ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë krah për krah me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës në çdo mision që kërkohet, sepse sipas tij “kjo e dëshmon edhe gatishmërinë edhe profesionalizimin që e kanë pjesëtarët e Ushtrisë së Kosovës.”
Ai ndër të tjera ka kërkuar përkrahje më të madhe, ndërsa është zotuar për përkushtim maksimal:
“Unë jam përkushtuar 200 për qind në Ushtrinë e Kosovës, aktivitetet nuk do të ndalemi. Treni është duke ec, nuk do të ndalet, po u them të gjithëve të na mbështesni sepse ne jemi të pakthyeshëm.”/KosovaPost/