Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell.
Sipas IHK-së, kjo situatë meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Në mëngjes nëpër ultësira parashihet të ketë mjegull, si pasojë rënieve të temperaturave minimale (mjegull e radiacionit), ndërsa gjatë ditës parashihet të rriten temperaturat maksimale.
Temperaturat minimale gjatë ditës do të lëvizin ndërmjet 3-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius.