Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se mbi vendin tone deri ditën e dielë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Sipas IHK-së, në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell.
Ndonëse në ditët vijuese parashihet rënie graduale të vlerave barike, por që temperaturat minimale mbeten të ulëta. Minimalet do të lëvizin ndërmjet -4 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë Celsius.