Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, bën të ditur se gjatë kësaj jave sot mbi vendin tonë do të mbretëroj mot kryesisht i ngrohtë.
Ndryshime priten të mërkurën ku në disa vende do të ketë reshje shiu
Siç, njofton IHK, Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të rritur atmosferike. Kjo situatë meteorologjike do të mundësoj mot relativisht të ngrohtë.
Të mërkurën pos rrezeve të diellit ka mundësi që vende-vende të ketë riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 9-15 gradë Celsius. Do të fryje erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugut dhe juglindjes”