Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditura çmimet e reja të derivateve për sot në Kosovë.
Sipas njoftimit zyrtar, çmimi maksimal i naftës është caktuar 1.69 euro për litër.
Benzina do të tregtohet me 1.49 euro për litër, ndërsa gazi me 0.84 euro për litër.
Krahasuar me ditën e shtunë, benzina ka shënuar një rritje prej 1 cent për litër, ndërsa çmimet e produkteve të tjera mbeten në nivele të përafërta.


























