Nata e dhjetë e protestës kundër aktgjykimit të Speciales në Prishtinë

Për të dhjetën natë me radhë, qytetarë janë mbledhur sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në kuadër të protestës “Jo në emrin tim”, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Protestuesit po kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin, Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin.

Pjesëmarrësit mbajnë pankarta me mbishkrimet “Jo në emrin tim” dhe “Liria ka emër”, si dhe flamuj kombëtarë dhe të UÇK-së.

Çlirim Haziri, njëri nga organizatorët, u ka bërë thirrje deputetëve që të votojnë për ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, derisa ka thënë se, nëse është e nevojshme, “ne do të jetojmë këtu”

Tubimet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë po vazhdojnë që nga 16 shtatori, kur u shpall aktgjykimi ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme, protesta me moton “Jo në emrin tim” janë mbajtur edhe në disa qytete të tjera të Kosovës, përfshirë Gjakovën, Deçanin, Dragashin, Suharekën, Malishevën, Ferizajn dhe Prizrenin.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish