Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

    Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

    Nesër përurohet fillimi i punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”

    Kosova me moshën mesatare më të re të popullsisë në rajon

    Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

    Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

    Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez

    Kryeministri britanik kërkon falje për praktikat e birësimeve të detyruara, i quan ato “një njollë në historinë tonë”

    BE-ja pritet të rialokojë fondet për Ballkanin Perëndimor në favor të vendeve që kryesojnë procesin e anëtarësimit

    BE-ja pritet të rialokojë fondet për Ballkanin Perëndimor në favor të vendeve që kryesojnë procesin e anëtarësimit

    Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për integrim në BE

    Zulfaj: Mbështetja e Gjermanisë, thelbësore për integrim në BE

    Muja: Siguria ushqimore dhe zbatimi i ligjit nuk bëjnë dallime

    Muja: Siguria ushqimore dhe zbatimi i ligjit nuk bëjnë dallime

    Skema kríminale në sektorin e naftës, kërkohet parabúrgim për 9 të arrestúarit

    Skema kríminale në sektorin e naftës, kërkohet parabúrgim për 9 të arrestúarit

    “Europa t’i kthejë sytë drejt Shqipërisë ”/ Marjana Koçeku në Bruksel: Po diskutojmë protestat e këtyre 30 ditëve

    Neomalsorja akuza Ramës: Pushtetit i ka mbetur vetëm çizmja dhe prangat, jeni të pafuqishëm të bindni

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

National Geographic shkrim për një bukuri përrallore të Kosovës

19 Gusht 2023, 19:10
në KOSOVË
National Geographic shkrim për një bukuri përrallore të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Natinal Geographic i ka kushtuar një artikull Shpellës së Bukuroshes së Fjetur në Kosovë, për të cilën autori i artikullit Robert Draper shkruan se është e magjishme.

Pjesë nga shkrimi

Dikur e shkatërruar nga lufta, Kosova është një vend i mbushur me mrekulli natyrore, duke përfshirë disa nga botët më të mahnitshme nëntokësore të Evropës.

Një mëngjes vjeshte, afër fshatit të vogël Radavc, në Luginën e Rugovës në Kosovë, mora një rrugë që nga hoteli im përshkoi Drinin e Bardhë, një lumë i freskët plot me troftë që buron nga mali Rusolia dhe rrjedh për rreth 160 km në drejtim të jugut, duke mbërritur në Shqipëri.

Ujëvarat e lumit, më e madhja në Kosovë, janë një varg i mrekullueshëm kaskadash. Vazhdova rrugën për gati një kilometër tjetër, derisa arrita në hyrje të një shpelle, të kufizuar nga një portë.

Një vajzë e rë në të 20-tat qëndronte ulur në një kabinë të vogël (biletari). Emri i saj ishte Melisa Bojku. Pasi i dhashë dy euro, më dha një kasketë të fortë dhe së bashku hapëm derën për të hyrë brenda gojës së ngushtë të shpellës.

Brenda ishte ftohtë dhe kishte mjaft lagështirë. Disa lakuriqë nate fluturuan mbi kokat tona… Dyshemeja e shpellës ishte e lëmuar, por jo e vështirë për t’u kaluar, dhe korridoret e saj gëlqerore të mprehta ishin ndriçuar në mënyrë diskrete me drita jeshile, të verdha dhe të kuqe. Ishte në të njëjtën kohë e ashpër dhe barok, si të hyje në një katedrale madhështore të një hyjnie të lashtë.

Melisa më tregoi se shpella ishte të paktën 2 milionë vjeçare dhe se stalagmitet poshtë këmbëve tona ishin fare të reja në moshë, mbase 500 vjeçare, krahasuar me stalaktitet sipër kokave tona. Ajo bëri me shenjë drejt rrjedhës së kuqe të oksidit të hekurit, duke shpjeguar përplasjen e lashtë mes gurit gëlqeror e atij vullkanik.

Melisa më kërkoi ndjesë që nuk mundëm të vizitonim një dhomë të shpellës, pasi aty kishte mbetje njerëzore të kohës së Neolitit, që datonin afro 6 mijë vite më parë. Mbetjet po ekzaminoheshin nga arkeologët. Një plumb i kohës së Luftës së Madhe (LIB) ishte gjetur, e madje edhe llulla e një burri që jetoi në atë kohë. Kushedi se çfarë mund të ketë këtu, nëse vijojnë gërmimet?

Në atë mjedis nëntokësor kishte ndoshta një mijë lakuriq nate, të cilët rezultuan se u përkisnin tetë llojeve të ndryshme. “Ditën pushojnë”, më shpjegon Melisa, e cila me buzëqeshje shton: “Më pëlqen të vij këtu kur të mbaroj punën, rreth katër apo pesë pasdite, ulem dhe i dëgjoj të valëviten rreth meje. Miqtë e mi thonë se jam pak e çuditshme”

Nerdët e shpellave

Shpella e Bukuroshes së Fjetur, emri me të cilin sot njihet fenomeni gjeologjik i Radavcit, është zbuluar në vitin 1968 nga disa arkeologë serbë. Por nuk do të shfaqej në asnjë hartë të Kosovës, aq më pak do të ishte një destinacion turistik që tërheq deri në 23 mijë vizitorë në vit, po të mos ishte Fatos Katallozi, alpinisti 57-vjeçar i cili kur Melisa Bojku ishte adoleshente dhe ende në shkollë, filloi ta bënte të apasionuar pas botëve nëntokësore.

Praktikisht, vetëm falë veprimtarisë së Katallozit, Kosova sot është një nga vendet kryesore speleologjike në Evropë. Historia e tij është shumë e ngjashme me atë të kosovarëve të tjerë të cilët në dy dekadat e fundit kanë treguar një vendosmëri të fortë për të rindërtuar një vend që është copëtuar nga lufta.

Ndër shpellat më të famshme në botë ka disa të bëra tërësisht prej akulli (siç është Eisriesenwelt gjigante në Werfen, Austri), dhe të tjera nga llava vullkanike (siç është Cueva de los Verdes në Ishujt Kanarie), por shumica dërrmuese janë gurë gëlqerorë.

Kosova është një parajsë e vogël për adhuruesit e natyrës, e përbërë nga male të larta dhe lumenj, të zbuluara vetëm vitet e fundit nga pjesa tjetër e botës.

Kosova është shteti më i ri në Ballkan, për të mos thënë më i varfëri, si dhe ai që ende nuk është njohur zyrtarisht nga Serbia fqinje; dhe pas viteve të luftës që e shkatërruan, nuk ka qenë e lehtë ta promovosh si destinacion turistik. Vendi nuk ka një Ministri të Turizmit. Ajo është shtëpia e vetëm dy parqeve kombëtare që janë praktikisht pa personel. Prandaj, sektori i pazhvilluar i turizmit në Kosovë bazohet kryesisht në iniciativën e vendasve si Fatos Katallozi.

Shpella e Bukuroshes së Fjetër
Kam takuar Katallozin në biznesin e tij, Outdoor Kosovo, në Pejë, një qytet i lashtë i njohur për tregtimin e arit dhe argjendit. Gjatë luftës, qyteti u shkatërrua kryesisht nga trupat serbe në vitin 1999 dhe më pas u rindërtua. Pjesa e jashtme e zyrës së Katallozit mban ende plagët e luftës.

Udhëtuam në drejtim veriperëndimor, duke lënë trafikun e qytetit dhe duke vozitur për 20 minuta të tjera në Val Rugovë, derisa u zhytëm në një zonë të pyllëzuar të ngjyrosur nga gjethja e vjeshtës dhe ku u zhytën ujëvara të panumërta nga muret shkëmbore përreth.

“Kam filluar të ngjitem që fëmijë dhe shpellat më kanë intriguar gjithmonë”, më thotë Katallozi teksa ngiste makinën. “Por ju nuk mund t’i vizitoni ata vetëm, pa drita adekuate”. Ai kujton se si fëmijë kishte shkuar në një udhëtim familjar në Radavc, në një vend të njohur për fluturat, dhelprat dhe natyrisht, një ujëvare madhështore.

Teksa ishin aty, një vendas që shiste mjaltë dhe arra vendase e çoi familjen Katallozi në shpellë. Ende e kujton ajrin e ftohtë që ndihej nga hyrja e ngushtë e atij ambienti nëntokësor. Ata nuk hynë brenda, por ai i premtoi vetes se do të kthehej një ditë për ta eksploruar.

Më pas vitet kaluan, Katallozi shërbeu në ushtri dhe më pas ndoqi universitetin në Kosovë, derisa autoritetet serbe e mbyllën atë dhe vendosën mësimin në gjuhën shqipe, e cila ishte e ndaluar nën regjimin e Millosheviçit.

Katallozi u zhvendos në Londër gjatë luftës dhe punoi atje si inxhinier mirëmbajtjeje në Hekurudhat Kombëtare. Ai u kthye në vitin 2002, për ta gjetur Pejën ende të rrënuar.

Në vitin 2005, së bashku me disa miq ai formoi një grup speleologësh kosovarë. Ai bëri që të vizitonte dhe të shqyrtonte shpellat e çdo vendi evropian që do të vizitonte, nga Greqia në Luksemburg, dhe duke e bërë këtë kujtoi shpellën e rinisë së tij, me ujëvarën e bukur pas saj. Ai u kthye, u zvarrit për herë të parë dhe duke mbajtur llambën lart u mahnit me atë që pa.

Autoritetet lokale të Pejës kanë lejuar që Katallozi ta kthejë shpellën si vend turistik. Katallozi paraqiti një propozim që përfshinte vendosjen e urave metalike, strukturat e ndriçimit dhe një kioske. Në tetor 2016, një agjenci zvicerane që investon në programet zhvillimore në bujqësi dhe turizëm në Kosovë i dha atij një grant të vogël, me kusht që ai të punësonte të paktën tre banorë vendas, nga të cilët të paktën një duhet të ishte grua. Katallozi punësoi shtatë persona, mes tyre edhe Melisa. Prillin e ardhshëm, ai e hapi shpellën për publikun, me emrin e ri: “sepse cilën ka më shumë mundësi ta vizitoni, Shpellën e Radavcit apo Shpellën e Bukuroshes së Fjetur?” thotë ai me buzëqeshje.

Botët e fshehura

Katallozi argumenton se çdo shpellë është unike, ashtu si çdo trup njerëzor, secila ka historinë, morfologjinë, klimën dhe madhësinë e vet.

Për ta eksploruar ju duhet një gjysmë dite… Katallozi dhe grupi i tij i speleologëve janë në të gjitha aspektet kujdestarët e shpellës, të vetmit mbajtës të çelësit të hyrjes.

“Është si një labirint dhe pa një udhërrëfyes është shumë e lehtë të humbasësh,” më thotë ai, pa pasur nevojë të shtoj asgjë tjetër.

Më të lehta për t’u vizituar janë katër shpellat pranë fshatit Kusar, të arritshme nga një shteg në pyll. Të mbuluara me gjethe të trasha, katër Shpellat e Kusarit janë të jashtëzakonshme jo aq për veçoritë e tyre gjeologjike sa për vijat e zeza të zjarrta që shënojnë muret e tyre: një shenjë e qartë se ato dikur ishin të banuara nga njerëzit. Katallozi ka zbuluar një sërë eshtrash të lashtë gjitarësh, të cilat i sugjerojnë imagjinatës skena të banketeve familjare. Vendasit, përfshirë barinjtë që i treguan të parët Katallozit për shpellat, vazhdojnë t’i referohen si një vend i shenjtë.

Me ndihmën e kryetarit të komunës Kusar, Katallozi mblodhi mjetet për të ndërtuar shkallë dhe parmakë në të gjithë rrjetin e shpellave. Jo vetëm kaq: Katallozi është përgjegjës edhe për hapjen e shpellës së Grand Canyon për vizitorët, pasi i ka kushtuar vite hartografike së bashku me ekipet sllovake dhe italiane.

Ashtu si Shpella e Bukuroshes së Fjetur, edhe këto janë mrekulli të vërteta natyrore. E ardhmja e çdo vendi, përfshirë edhe Kosovën, varet edhe nga mënyra se si ai e ruan dhe menaxhon të kaluarën e tij.

Beteja e Pashtrikut e vitit 1999, shpjegon Katallozi, ishte vendi ku Ushtria Çlirimtare e Kosovës, e ndihmuar nga sulmet ajrore të NATO-s, më në fund dobësoi forcat ushtarake serbe, duke i detyruar ato të dorëzoheshin. Mali është ende i mbushur me bomba të NATO-s. Historia e fundit e Kosovës e mban këtë zonë të lashtë të paarritshme.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

Kurti: “Rilindja” ishte shtyllë e emancipimit shoqëror dhe vetëdijes kombëtare

36 minuta më parë
Nesër përurohet fillimi i punimeve në rrugën “Xhorxh Bush”

Kosova me moshën mesatare më të re të popullsisë në rajon

46 minuta më parë
Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

Kompania kosovare-amerikane nis prodhimin e robotëve tokësor ushtarak

1 orë më parë
Starmer: Mbretëria e Bashkuar do ta njohë shtetin palestinez

Kryeministri britanik kërkon falje për praktikat e birësimeve të detyruara, i quan ato “një njollë në historinë tonë”

1 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH