Është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare aktori i njohur i kinematografisë shqiptare, Enea Zhegu. Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë.
Enea Zhegu ka qenë pjesë e disa prej filmave më të bukur shqiptar, si “Tomka dhe shokët e tij”, “Lulëkuqet mbi mur”, “Njeriu me top”, “Një jetë më shumë”, dhe të tjera.
Zhegu u bë i njohur për rolin e “Tomkës” që e luajti kur ishte fëmijë në filmin e njohur “Tomka dhe shokët e tij”. /abcnews.al/