Një serb është ndaluar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pasi të njëjtit i është sekuestruar patentë shoferi i Serbisë, pasi që ishte i falsifikuar.
Në raportin 24-orësh bëhet e ditur se me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Dheu i Bardhë / 23.03.2024 – 19:20. Nga i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë është sekuestruar patentë shoferi i Serbisë nën dyshimin që është i falsifikuar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./