Kryeministri i dorëhequr i vendit, Albin Kurti ka shkruar lidhur me marrëveshjen për ndërtimin e një parku modern dhe hapësirave rekreative në Mitrovicën Veriore.
Me anë të një postimi në Facebook, ai tha se në veri infrastruktura urbane e përmirësimi i jetës publike mbeten prioritet për qeverinë, shkruan KosovaPost.
“Mitrovica e veriut me më shumë gjelbërim, hapësira rekreative për qytetarët e projekte siç është edhe ky park modern që do ndërtohet nga bashkëpunimi qeveri-komunë. Sikurse në të gjithë territorin e vendit, edhe në veri infrastruktura urbane e përmirësimi i jetës publike mbeten prioritet për qeverinë, në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.”, ka shkruar ai.


























