Xhelal Svla, Ministër i Punëve të Brendshme, është rikthyer sërish në mbledhjen e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, për të vazhduar raportimin e tij para këtij komisioni, transmeton Kosova Post.
Ai, siç u raportua gjatë ditës, u ndërpre për shkak të përplasjeve që pati me kryetarin e këtij komisioni Bekë Berishën, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Ai i ka cilësuar si tendencioze përpjekjet e këtij të fundit, duke thënë se “nuk është i gatshëm” të bëhet pjesë e lojërave “apo fushatave të ndryshme”.
Në mbledhje ministri ka thënë se kanë qenë të gatshëm dhe të përgatitur që të ndërhyjnë edhe fizikisht në veri.
Mbledhjen e Komisionit po e kryeson zëvendëskryetari Enver Dugolli./KosovaPost/