Gresa Krasniqi, e bija e ish-zëdhënësit të UÇK-së, Jakup Krasniqit i cili po mbahet në Hagë, ka shkruar një dedikim për babain në tre-vjetorin e arrestimit nga Dhomat e Specializuara.
Ajo ka publikuar një fotografi bashkë me të dhe pjesën tjetër të familjes, kur ishte e vogël, në një dhomë e cila sipas saj është shumë e rëndësishme për familjen, transmeton lajmi.net.
“Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!”, ka shkraur Krasniqi.
Krasniqi ka shkruar se këto tri vite ishin ferr, teksa gjatë tyre nuk u mësuan me mugesën e babait por u bënë më të fortë.
“Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi”, ka shkruar ajo.
Postimi i plotë:
Kaluan tre vite sikur në ferr e se kisha besuar asnjëherë se parajsa ime do të ishte një dhomë e vogël dhe e zymt e fshehur pas 12 dyersh të hekurta.
Aty festuam ditëlindje, suksese, fejsa e martesa. Në po atë dhomë e more lajmin se do të bëhesh gjysh për herë të parë. Altini po bëhet baba!
Aty kemi qarë e kemi qeshur, na recitoje poezi e luajtem me karta.
Biseduam aq shumë për jetën tënde!
Çuditërisht edhe ajo piktura e varur në mur, duket aq e bukur në çdo vizitë që kalojmë bashkë.
Ne këto tre vite padrejtësi, nuk u mësuam me mungesën tënde por u bëmë të fortë.
Në këto tre vite padrejtësi, liria jone kishte vetem një emer: Jakup Krasniqi.


























