Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    Liqeni i Ujmanit, destinacion i frekuentuar gjatë fundjavës

    PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

    PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive

    Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

    Zj@rr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

    Irani kërkon rrugëdalje diplomatike nga ngërçi me SHBA-në

    RDK anulon aksionin para Qeverisë në nderim të policit Altin Kryeziu

    Haxhiu ngushëllon familjen e policit që humbi jetën në krye të detyrës

    Kurti: Asociacioni është “Zajednicë” e Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës, nuk po zbatohet falë Qeverisë Kurti

    Kurti përkujton Dervish Rozhajën: Një nga personalitetet më të shquara në Kosovë

    Kisha në Vushtrri, i moshuari: S’jemi kundër vëllezërve katolikë, por kundër bandave që po na përçajnë

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Në Prishtinë festohet 23 Prilli – Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës

22 Prill 2026, 21:48
në Kryesore, Lajme
Në Prishtinë festohet 23 Prilli – Dita Kombëtare e Turqve të Kosovës
Share on FacebookShare on Twitter

Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, u organizua një pritje zyrtare me rastin e “23 Prillit – Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.

Në pritjen zyrtare e organizuar në një hotel në Prishtinë morën pjesë ministri i Tregtisë i Turqisë, Omer Bolat, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zëvendëskryeministri i Kosovës për Çështje të Komuniteteve dhe Bashkëpunim, Fikrim Damka, ambasadori i Turqisë në Prishtinë, Sabri Tunc Angili, komandanti i Forcës Paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë (KFOR), gjeneralmajor Ozkan Ulutas, si dhe shumë të ftuar nga Kosova, vendet e rajonit dhe Turqia.

Në ceremoninë që nisi me intonimin e himneve kombëtare të dy vendeve, ministri Bolat përcolli “urimet më të përzemërta të presidentit Recep Tayyip Erdogan, për anëtarët e komunitetit turk të Kosovës, përfaqësuesit e nderuar të protokollit dhe për gjithë popullin e Kosovës”.

Bolat tha se kjo ditë e rëndësishme lartëson identitetin, kulturën dhe ekzistencën historike të komunitetit turk të Kosovës dhe njëkohësisht përbën një nga pasqyrimet më të fuqishme të lidhjeve të thella mes Turqisë dhe Kosovës.

Foto : Eren Beksaç/AA

Duke iu referuar kontakteve që zhvilloi gjatë ditës në Kosovë, Bolat theksoi se kishte zhvilluar takime shumë të rëndësishme në Kosovë, ku kishte ardhur me një delegacion të gjerë, me qëllim që marrëdhëniet mes dy vendeve të ngrihen në nivele edhe më të larta.

Duke tërhequr vëmendjen se investimet turke në Kosovë janë rritur dhe se tregtia mes Kosovës dhe Turqisë ka arritur kufirin e një miliard dollarëve, Bolat theksoi se kanë filluar përgatitjet për zgjerimin e marrëveshjes ekzistuese të tregtisë së lirë mes dy vendeve edhe në sektorin e shërbimeve.

“Për Turqinë, Ballkani nuk shpreh vetëm një afërsi gjeografike, por një të ardhme të përbashkët të formuar nga lidhjet tona të thella historike, njerëzore dhe ekonomike. Shteti i Kosovës, me strukturën e tij shumëkulturore, traditën e tolerancës dhe dinamikën shoqërore, përbën një nga shembujt më të bukur të kulturës së paqes dhe bashkëjetesës në Ballkan”, tha ai.

Bolat theksoi se do të vazhdojnë të japin mbështetje të fortë për rritjen e miqësisë, stabilitetit, qetësisë dhe mirëqenies ekonomike mes Kosovës dhe vendeve të tjera të Ballkanit.

“Presidenti ynë bën përpjekje të mëdha edhe në platformat ndërkombëtare për zhvillimin dhe unitetin politik të Kosovës, si dhe për mbështetjen e saj. Do t’i forcojmë edhe më tej marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike. Si Turqi, ashtu si gjithmonë, do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Kosovës mike dhe vëlla, të gjithë popullit të Kosovës dhe bashkëkombësve tanë turq në Kosovë”, theksoi ai.

– Kurti: Komuniteti turk në Kosovë është pjesë e pandashme e ndërtimit të shtetit tonë demokratik

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Kosovës nuk mbështeten vetëm në nivel shtetëror, por edhe në lidhje të forta mes popujve.

“I nderuar ministër, prania juaj dhe pjesëmarrja e të gjithë mysafirëve të nderuar tregojnë qartë thellësinë e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Turqisë, si dhe lidhjet historike, kulturore dhe njerëzore që bashkojnë popujt tanë”, theksoi Kurti.

Foto : Eren Beksaç/AA

Ai nënvizoi se komuniteti turk në Kosovë është një nga elementet themeluese të vendit dhe “pjesë e pandashme e ndërtimit të shtetit tonë demokratik”.

Kurti tërhoqi vëmendjen se marrëdhëniet mes dy popujve shkojnë përtej dimensionit historik.

“Marrëdhëniet mes shqiptarëve dhe turqve nuk kufizohen vetëm në dimension historik. Këto lidhje përfshijnë një hapësirë të përbashkët kulturore, intelektuale dhe shpirtërore”, tha Kurti.

Duke e cilësuar Turqinë si “partner të rëndësishëm strategjik” për Kosovën, Kurti shprehu mirënjohje të thellë ndaj presidentit Recep Tayyip Erdogan dhe qeverisë turke për mbështetjen që i kanë dhënë forcimit të pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

– Damka: Ne nuk jemi mysafirë të kësaj gjeografie, por kujtesa e saj

Zëvendëskryeministri njëherësh kryetari i Partisë Demokratike Turke të Kosovës (KDTP), Fikrim Damka, tha se këtë vit festimet kanë kuptim të veçantë pasi përkojnë me 75-vjetorin e rishfaqjes së komunitetit turk në Kosovë.

“Këtë vit, njëkohësisht shënojmë 75-vjetorin e rishfaqjes së turqve të Kosovës në këto troje dhe fitimit të të drejtave të tyre. 75 vjet; kjo nuk është vetëm një periudhë kohe, por emri i durimit, rezistencës, punës dhe besimit”, tha Damka.

Foto : Eren Beksaç/AA

Ai theksoi se komuniteti turk do të vazhdojë të luajë rol konstruktiv në të ardhmen e Kosovës.

“Ne nuk jemi mysafirë të kësaj gjeografie, por kujtesa e saj. Ishim dje, jemi sot, do të jemi edhe nesër”, tha ai.

Damka tha se mbështetja e Turqisë për komunitetin turk në Kosovë formëson jo vetëm të tashmen, por edhe të ardhmen, duke shtuar se komuniteti turk do të vazhdojë të kontribuojë në zhvillimin e Kosovës me gjuhën, kulturën dhe punën e tij dhe se është i vendosur të ndërtojë të ardhmen e përbashkët.

Pas fjalimeve, në pritjen zyrtare u shfaq një video e përgatitur me rastin e 75-vjetorit të njohjes së të drejtave të turqve në Kosovë. Ceremonia përfundoi me shfaqjen folklorike të anëtarëve të Shoqatës “Gercek” për Kulturë, Art dhe Sport, si dhe të Shoqatës Turke për Kulturë dhe Art “Dogru Yol”.

Foto : Eren Beksaç/AA

Me rastin e “Ditës Kombëtare të Turqve të Kosovës”, e cila festohet çdo vit më 23 prill që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008, në mbarë vendin organizohen aktivitete të ndryshme kulturore dhe artistike.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

Liqeni i Ujmanit, destinacion i frekuentuar gjatë fundjavës

Liqeni i Ujmanit, destinacion i frekuentuar gjatë fundjavës

3 orë më parë
PDK zyrtarizon kandidaturat për zgjedhje lokale: Në Drenas s’është më Lladrovci

PDK i kërkon Deharit vazhdimin e seancës konstituive

4 orë më parë
Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

Joe dhe Shirley DioGuardi me shtetësi të Kosovës

5 orë më parë
Zj@rr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

Zj@rr në hyrje të Butovcit, intervenojnë zjarrfikësit

6 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH