Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, i ftuar në “Rubikon” në Klan Kosova, është shprehur se e mbështesin kryeministrin Kurti në secilën përpjekje për të sjellë njohje të ndërsjellë.
“Ne e aplaudojmë secilën përpjekje të tij që të shkojë drejtë njohjes së ndërsjellë, nuk kemi bërë asnjë pengesë, përkundrazi kemi kërkuar shpeshherë, si në rastin e veriut, kemi kërkuar edhe takim, ne kemi inicuar takim”, u shpreh ai.
Ismaili gjithashtu tha se e mbështesin Kurtin në njohje dhe kundër Serbisë.
“Ne kemi kërkuar njohje, kemi thënë në njohje të mbështesim, kundër Serbisë të mbështesim, mos e izolo Kosovën. Në qoftëse kryeministri e ka në tavolinë njohjen, ose të paktën në strategjinë e tij të cilën po e mbanë afër vetës se nuk po do t’ia tregojë gjithkujt”.