Nesër mblidhet Qeveria, ky është rendi i ditës

Nesër mbahet mbledhja e Qeverisë në detyrë të Kosovës.

Në rend dite janë 14 pika, ndër to shqyrtimi i kërkesave për shpronësim për interes publik në projektet rrugore, rialokimi i mjeteve buxhetore në disa ministri, emërimi i Komisionit për Kompensimin e Viktimave të Krimit, si dhe nisma për lidhjen e një marrëveshjeje granti për forcimin e sistemit shëndetësor.

Gjithashtu do të shqyrtohen kërkesa të Ministrisë së Financave dhe Agjencisë Kosovare të Privatizimit, etj.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish