Ka nisur protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, e organizuar nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në shesh janë mbledhur qytetarë nga qytete të ndryshme të Kosovës, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar pjesëmarrje masive në tubim.
Protestuesit po shprehin kundërshtimin ndaj aktgjykimit dhe po kërkojnë drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin.
Përfaqësuesit e platformës “Liria ka Emër” kanë bërë thirrje për vazhdimin e protestave edhe në ditët në vijim, ndërsa kanë kërkuar nga Qeveria dhe Kuvendi që të ndërmarrin veprime për shqyrtimin dhe procedimin e ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Protesta po zhvillohet nën moton “Jo në emrin tim”.


























