Takimi i thirrur nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me përfaqësuesit e LDK-së ka nisur në Kuvend.
Krahas kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, në takim po merr pjesë edhe Vjosa Osmani, e cila në zgjedhjet e fundit ishte numër një në listën e kësaj partie. Në takim ka shkuar edhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ndërsa Kurtin e ka shoqëruar ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.
Para nisjes së takimit, Kurti ka deklaruar se e kanë mbështetjen e mjaftueshme për Kuvendin dhe Qeverinë, ndërsa ka theksuar se për zgjedhjen e presidentit nevojitet edhe përfshirja e opozitës.
“Ne e kemi të mjaftueshme mbështetjen sa i përket Kuvendit dhe Qeverisë, por që të gjithë e dini mirë se për zgjedhjen e presidentit nuk ka përgjegjësi vetëm mazhoranca, por edhe opozita. Sepse kushtetutshmëria është e tillë që presidentin e sheh si shprehje të unitetit të popullit dhe këtu opozitë e qeveri duhet të jenë bashkë”, ka thënë Kurti.


























