Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Shqipe Mehmeti-Selimi, bashkëshortja e Rexhep Selimit, ka përcjellë një mesazh nga Haga, një ditë para shpalljes së aktgjykimit final ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përcjell KosovaPost.
“Betejë pas beteje! Sa më të fortë në beteja, aq më të bindur për fitoren në fund!”, ka shkruar ajo në një postim në rrjetet sociale.
Mesazhi i saj vjen në prag të një dite vendimtare, pasi nesër në Hagë pritet të shpallet aktgjykimi final në çështjen gjyqësore ndaj Rexhep Selimit dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së.


























