Tiranë – Policia e Tiranës, ka arrestuar 19 persona për shkak se akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërkohë dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë E. N, 22 vjeç, A. B, 28 vjeç, R. G, 35 vjeç, E. K, 59 vjeç, N. Z, 34 vjeç, M. D, 34 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Po ashtu janë arrestuar, R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.
Njoftimi i policisë:
Forca e Posaçme “Shqiponja” në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. N, 22 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B, 28 vjeç, pasi ka dëmtuar me dashje mjetet në pronësi të shtetasve A. Ç dhe A. H.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. G, 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
E. K, 59 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Falsifikimi i dokumentave”, sepse në rrugën “Edit Durham”, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasin F. F, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën;
Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ndalimi i shtetasit N. Z, 34 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me mungesë me 5muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit M. D, 34 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
K. D, 59 vjeç, A. B, 46 vjeç, A. D, 18 vjeç, F. T, 49 vjeç, A. B, 52 vjeç, V. H, 29 vjeç, R. H, 61 vjeç, G. A, 21 vjeç, B. Q, 41 vjeç dhe I. L, 30 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur;
R. Ç, 18 vjeç, Xh. T, 24 vjeçe dhe J. B, 21 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse pa leje drejtimi.
Më datë 03.11.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, dhe punohet për kapjen e shtetasit Y. G, 45 vjeç, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, ka zbritur nga mjeti i tij dhe për arsyje të bllokimit të rrugës është konfliktuar me shtetasit A. V dhe V. Xh, të cilët ndodheshin në fugonin e tyre tip “Benz”, që shërben për tranpsortin e nxënësve të shkollës, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e tij.
Më datë 02.11.2021, shtetasi A. M,(i cili punon shërbim taxi) kallëzon se gjatë kryerjes së detyrës së tij, është goditur me sende të forta nga një person i paidentifikuar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes.
Më datë 02.11.2021, në Paskuqan, Kamëz, aksidentalisht ka rënë zjarr në servisin e automjeteve në pronësi të shtetasit E. B, dhe për pasojë janë djegur 2 mjete.
/abcnews.al/