Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha, përcjell KosovaPost.
E para e vendit ka thënë se duke iu falenderuar suksesit të këtyre dy vajzave, flamuri i shtetit të Kosovës u ngrit mbi të gjitha shtete tjera.
“Dy medalje në xhudo në një ditë. Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.
Ndërsa për Loxhën, Osmani ka thënë se ajo po i ndjekë hapat e Majlinda Kelmendit.
“Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias.”.
Postimi i plotë:
Dy medalje 🥇 🥉 në xhudo në një ditë.
Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!
Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias.
#Oran2022
#KosovaJudo🥋