Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar sot ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, përcjell KosovaPost.
Ata kanë biseduar për zhvillimet politike dhe të sigurisë në vend e rajon, procesin e dialogut Kosovë-Serbi, si dhe anëtarësimin e Kosovës në institucione ndërkombëtare.
“Në këtë frymë, Presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të ngushtë me SHBA-të, për ta fuqizuar më tej pozitën ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Presidencës.