Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani gjatë vizitës së saj në Washington D.C ka takuar sërish kongresistin Keith Self, Kryesues i Nënkomitetit për Evropën i Komisionit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve.
E para e vendit ka thënë se ka diskutuar për sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe rëndësinë e partneritetit me ShBA-të për paqen dhe stabilitetin.


























