Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka shkuar në për ngushëllime në Ambasadën e Turqisë në Kosovës, ku është nënshkruar në Librin e Ngushëllimeve.
Më tej, Osmani i ka ngushëlluar familjet e viktimave në Turqi dhe në Siri edhe ka thënë se pas kësaj tragjedie mbështetja e Kosovës është e patundur.
“Pas tërmeteve shkatërruese, nënshkrova Librin e Ngushëllimeve në Ambasadën Turke në Prishtinë”, ka shkruar Osmani në Twitter.
“Ne ndajmë dhimbjen dhe ankthin nga kjo tragjedi e madhe. Ne shprehim ngushëllimet tona të përzemërta për familjet e viktimave në Turqi dhe Siri dhe mbështetjen tonë të patundur”, ka përfunduar presidentja.


























