Si një “akt i papranueshëm” është cilësuar djegia e shtëpisë së familjes Joziq nga ana e presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.
Me anë të një postimi në Twitter, në kuadër të vizitës në Istog, presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka vizituar shtëpinë e familjes Joziq në Istog. Osmani theksoi se mbesin të përkushtuar që familja të ndihet e sigurt.
“Istogu ka qenë gjithmonë një shembull i ndritshëm i gjithëpërfshirjes që përqafoi forcën e diversitetit. Djegia e shtëpisë së familjes Joziq është një akt i papranueshëm. Një akt kundër Republikës sonë. Ndërsa ne po rindërtojmë shtëpinë e tyre, ne jemi të përkushtuar të sigurojmë që ata të ndihen të sigurt dhe të sigurt”, ka shkruar Osmani.


























