Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Avdullah Hoti, ndonëse kohë fushate , ai duket të jetë i motivuar dhe pozitiv nga moti i mirë që po mbanë sot mbi vendin tonë, shkruan Kosova Post.
Një filxhan kafe dhe moti i mirë, mbase mund të jenë inspirim për Hotin që fushatën zgjedhore ta vazhdojë tërë elan e optimizëm për fitore me 14 shkurt.
Ndonëse ende jemi në stinën e dimrit, Hotit nga moti i mirë i duket të jetë verë.
“Verë në Dukagjin….”, ishte mbishkrimi i Hotit mbi fotografinë e tij duke shijuar kafenë në këtë pjesë të bukur të Kosovës.
Nuk dihet për çfarë e ka pasur fjalën Hoti, për motin e bukur me diell apo verën në politikë.
Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, Kurti dhe Osmani paralajmëruan pranverën politike, derisa ishin në Dukagjin, gjatë fushatës në Pejë.