Deputetët e Partisë Demokratike e Kosovës nesër do të jenë në Kuvendin e Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive.
Këtë për Arbresh.info e konfirmoi nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku.
“Po na obligon rregullorja që ta takohemi çdo 48 orë, dhe ne do të jemi aty”, konfirmoi Çitaku.
Ndryshe, seanca do të zhvillohet nesër nga ora 12:00.


























