Në Podujevë do të fillojë për herë të parë ofrimi i Shërbimit të Hemodializës, një zhvillim i rëndësishëm për përmirësimin e qasjes në shërbime shëndetësore për pacientët me sëmundje të veshkave në këtë komunë dhe rajon.
Ceremonia e inaugurimit do të mbahet në objektin e Poliklinikës Specialistike, në rrugën “Hakif Zejnullahu”, dhe do të jetë e pranishme edhe udhëheqja e lartë institucionale, përfshirë kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe ministrin në detyrë të Shëndetësisë Arben Vitia.


























