Ka përfunduar numërimi i votave në përfaqësitë diplomatike, ku Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur rezultatet përfundimtare të këtij procesi.
Sipas të dhënave zyrtare, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 18,789 vota, që përbëjnë 83.28 për qind të votave të numëruara.
Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës me 1,608 vota apo 7.13 për qind, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 1,490 vota apo 6.60 për qind.
Aleanca ka siguruar 464 vota, që përbëjnë 2.06 për qind të totalit të votave të numëruara në përfaqësi diplomatike.


























