Pronari i platformës sociale, X, Elon Musk në goditjen më të fundit ndaj shefit te ri te Ekzekutivit britanik, Sir Keir Starmer, e cilëson këtë të fundit “hipokrit”.
Manjati miliarder, Elon Musk, i cili ka shpallur lirine e fjalës si objektivin kryesor pas blerjes së Twitter-it të cilit ja ndërroj emrin e platformës në X, ka shprehur mosbesimin e tij për ndjekjen penale të njerëzve që kane nxitur dhunën në Britani. Sir Keir Starmer më herët pat kritikuar bosin e platformës X për komentet e tij se policia në Birmingam kishte adoptuar një qëndrim me dy standarte në luftën kundër protestuesve, ku disa ishin trajtuar më ashpër se pala tjetër. Pavarësisht nga retorika edhe pse kryeministri i ri britanik nuk e ka përmendur me emër Elon Musk, me mbi 190 milionë ndjekës, ai mbetet një tjetër test dhe problem i administratës së tij laburiste, ende i pakapërcyer.
Trazirat e këtyre dy javëve nuk mund të divorcohen nga shkaqet e tyre materiale, sic ishte sulmi ndaj tre të miturave që ndëruan jetë, por mediat sociale kanë shërbyer pamëdyshje si katalizator të dhunës që pasoj. Edhe pse kjo platformë si X, nuk është fajtore për dhunën, ajo është larg të qënit e pafajshme. Por kur këto media janë në duart e një radikali, si Elon Musk, dhe njeriut më të pasur në botë, shndërrohen në një problem akoma më potent.
Por nëse Kryeministri i ri laburist dhe partia e tij gjejnë një zgjidhje të ndershme dhe afatgjatë, qofte edhe përmes sanksioneve dhe legjislacionit më të rregulluar për operimin e tyre, sic është sugjeruar për platformat mediatike, dhe rrjetet sociale, ku te balancohen vlerat e lirisë dhe nevojës për sigurinë e sferës publike, padyshim kjo do jetë një ndër arritjet më të rëndësishme të administratës së re politike në Britani dhe kryeminisrit të ri laburist të qendrës së majtë, nëse kjo do të ndodhte.


























