Deputeti shqiptar Shaip Kamberi ka reaguar ashpër pasi në Bruksel, përfaqësuesi i Serbisë Petar Petkoviq refuzoi të diskutojë me palën e Kosovës për shqiptarët e Luginës së Preshevës, për subvencionimin e bujqve, ndihmë kjo që e jep Qeveria e Kosovës, por që është bllokuar nga Beogradi.
Në një postim në Facebook, Shaip Kamberi ka thënë se Serbia po mohon të drejtat për pakicat kombëtare, veçanërisht kur bëhet fjalë për komunitetin shqiptar, duke penguar qoftë edhe një ndihmë që jepet për zhvillimin e rajonit.
Kujtojmë, sot në Bruksel u mbajt raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.Zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës Besnik Bislimi pas takimit tha se me palën serbe është diskutuar edhe për bllokimin e shpërndarjes së mjeteve për fermerët në Luginën e Preshevës nga ana e Serbisë.


























