Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetët synim strategjik.
Ajo kështu është shprehur në takimin me Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
Haxhiu ka njoftuar se në këtë takim është diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n”,
Orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik”, ka Haxhiu.
Haxhiu, ka thënë se Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit.


























