Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për gjetjen e një personi të zhdukur.
Sipas njoftimit të PK-së, personi i zhdukur është Samir(Izet) Puza.
‘’Policia e Kosovës – Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të zhdukur me autorizim të Prokurorisë Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon: Kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.Personi i zhdukur është: • SAMIR (Izet) PUZA lindur me 20.12.1984 në Pejё’’, thuhet në njoftimin e PK-së.
Po ashtu Policia e Kosovës, ka publikuar edhe numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese.


























