Policia e Kosovës ka bërë sot prezantimin e armëve, municionin, uniformat dhe dëshmitë e tjera relevante të gjetura dhe të konfiskuara gjatë operacioneve policore të zhvilluara në disa lokacione në veri të Mitrovicës.
Armatimi i konfiskuar është ekspozuar në Qendrën e Njësive Speciale “Enver Zymeri” në Mitrovicë, ku pas pak pritet të fillojë konferenca e jashtëzakonshme për media.
Në konferencë do të marrin pjesë ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha


























