Të dyshuarit kanë bërë përpjekje që nëpërmjet automjetit të tyre, t’i kontrabandojnë disa emigrantë sirianë, shkruan Kosova Post.
Këto janë detajet e raportit:
“Komoran, Gllogoc 03.09.2021-00:30. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, për shkak se në automjetin e tyre kombi me targa vendore me të cilin kishin qenë duke udhëtuar, njësiti policor gjatë kontrollit ka gjetur 23 persona shtetas të Sirisë. Me shtetasit Sirian është marr njësiti përkatës i Drejtorisë së Migrimit, ndërsa të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”/KosovaPost/