Policia e Kosovës njofton se, pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes në Prishtinë.
“Informata është trajtuar nga ana e Policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, është konfirmuar se nuk ka mjet shpërthyes. Hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, tha për RTKlive zëdhënësi i Policisë për Prishtinën, Enis Pllana.


























