Policia ka konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari”.
Sipas PK-së pas marrjes se informacionit rreth orës 21:00 për një shpërthim të mundshëm, Policia ka thënë se kanë marrë të gjitha masat dhe pas kontrolleve të kryera nuk është gjetur asgjë e dyshimtë.
“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, ka thënë Flora Ahmeti, zëdhënse e PK-së për Rajonin e Prishtinës.