Politikani britanik George Galloway, përplasi faktet në fytyrat e muslimanëve, duke thënë se “Perëndimi duhej të ishte tronditur nga hakmarrja” po të kishte një “botë islame”, transmeton Kosova Post.
Politikani britanik George Galloway bëri deklarata të jashtëzakonshme se bota islame është e verbër, e shurdhër dhe memece.
Deri më sot, që prej 7 tetorit, mbi 40 mijë palestinezë kanë humbur jetën në sulmet e masakrës së e Izraelit.
Derisa Turqia i është përgjigjur sulmeve 10-mujore në Gaza me embargo, vendet islamike po heshtin, vendet të cilat kanë shumë interesa tregtare strategjike, veçanërisht naftën.
Pavarësisht thirrjeve nga ndërmjetësit të enjten, përfshirë Egjiptin, SHBA-në dhe Katarin, për të ndaluar armiqësitë, si dhe për të arritur një armëpushim dhe një marrëveshje për shkëmbimin e pengjeve, Izraeli vazhdon me ofensivën vdekjeprurëse në Rripin e Gazës.
Që nga tetori i kaluar pas një sulmi ndërkufitar nga grupi i rezistencës palestineze Hamas, sulmet izraelite ndaj Rripit të Gazës kanë vrarë mbi 40 mijë palestinezë.
Izraeli akuzohet për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila e urdhëroi Tel Avivin të ndalojë menjëherë operacionet ushtarake në qytetin jugor Rafah, ku më shumë se 1 milion palestinezë kanë kërkuar strehim nga lufta përpara se qyteti të pushtohej më 6 maj.
Vendet islamike luajtën sërish “majmunin” zgjodhën heshtjen pasi Izraeli masakroi 100 palestinezë në një sulm ndaj një shkolle dje në Gaza.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin.


























