Njësitë e Specializuara dhe ato të Krimeve Ekonomike në kuadër të Policisë së Kosovës po vazhdojnë aksionin e tyre në kuadër të rajonit të Shtërpcës.
Aksioni në fjalë ka të bëjë me ndërtimet të cilat janë bërë në Brezovicë.
Prokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Shukri Jashari ka konfirmuar aksionin teksa ka deklaruar se aksioni është në fazën e parë të zhvillimit dhe deri më tani janë bastisur tetë lokacione.
“Aksioni është veçse në fazën e parë të zhvillimit dhe ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare, pra ryshfet. Deri tani nuk ka të arrestuar pasi jemi në fazën e parë. Por bastisjes janë duke vazhduar, deri më tani janë bastisur tetë lokacione”, deklaroi ai.
Ndryshe duhet përkujtuar se aksioni është zhvilluar në disa shtëpi dhe lokale, në mesin e tyre edhe shtëpia e ish-kryetarit të Shtërpcës.
Aksione të ngjashme të policisë kundër krimit dhe korrupsionit janë realizuar disa herë brenda këtij viti, në lokacione të ndryshme.g.express.