Prokuroria kërkon paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen në Podujevë
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit për përfshirje në vrasjen që ndodhi të hënën e 11 shtatorit në Podujevë.
Lidhur me këtë rast i dyshuari tjetër është ende në arrati.
Këtë e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ilaz Beqiri.
“Është bërë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj njërit të dyshuar për vrasjen e ndodhur në Podujevë nën dyshimin për veprën penale “Vrasje e rëndë në bashkëkryerje”, ka thënë Beqiri.
Për arrestimin e të dyshuarit e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj.
Theksojmë se një ngjarje e trishtë ka ndodhur ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në qytetin e Podujevës, ku një person është vrarë, ndërsa gruaja e tij është plagosur.
Rastin tragjik e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, gjersa motivet e rastit ende nuk dihen.Kjo është vrasja e dytë për të cilën policia ka raportuar vetëm brenda muajit shtator.


























