Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

    Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

    Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

    6 të lëndúar nga aksídenti në Sllatinë

    Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

    Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

    Putin uron Vuçiqin: Rusët dhe serbët qëndruan krah për krah në luftë kundër armiqve të përbashkët

    Serbia kërkon ndihmë nga Rusia për t’i luftuar zjarret në natyrë

    Thaçi: “Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”

    Thaçi: “Më ka marrë malli të jetoj i lirë në botën e lirë”

    Rizvanolli kërkon hetime urgjente për vdekjen e punëtorit në KEK

    Rizvanolli kërkon hetime urgjente për vdekjen e punëtorit në KEK

    Fetoshi: Letra e Vuçiqit drejtuar NATO-s, kundër NATO-s

    Fetoshi: Letra e Vuçiqit drejtuar NATO-s, kundër NATO-s

    Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

    Pacolli: Vazhdon pastrimi i zonës përreth Liqenit të Radoniqit

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Ç`po ndodh me bektashinjtë? Dhe ç`qëndrim duhet të mbajmë?

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti: DokuFest, dëshmi e rëndësisë së kulturës së pavarur

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të Kosovës

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Jeta Xharra tregon arsyen për rrezikimin e muzeut Reporting House nga Perparim Rama

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Podujeva mirëpriti Festivalin Ndërkombëtar `Newborn Kosova`

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Shakira dëshiron bashkëpunim me Dua Lipën: “Ajo është e jashtëzakonshme” (VIDEO)

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Një maratonë 3-ditore dashurie/ Dua Lipa do të martohet në rrënojat antike të Palermos

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Diaspora shqiptare sot dhe fryma e gjallë romantike

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Kosova merr çmimin kryesor “Grand Prix” në Spanjë

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Këta janë fituesit e Oscars 2026

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

PSE VETËM KOSOVA MUNDET ME SHPËTU ZELENSKIN?

24 Shkurt 2025, 21:42
në Kryesore
PSE VETËM KOSOVA MUNDET ME SHPËTU ZELENSKIN?
Share on FacebookShare on Twitter

 Nga Agim Morina, Londër 

E kam prej burimesh që nuk mundem me i zbulu tani, por mundem me garantu se janë kredibile. Një ekip i rrethi të ngushtë të Ukrainës, bashkë me Zelenskin në krye, para disa ditësh, kanë ardhë në Kosovë në mënyrë sekrete.  

Ata tue e dijtë se Kosova kishte pasë një përvojë të ngjashme me periudhën e luftës dhe të pasluftës, kanë ardhë me u konsultu me politikanë e menaxherë të Kosovës së pasluftës për me marrë ide dhe udhëzime se si duhet me vepru në muejt dhe vitet e menjëhershme të mbasluftës.

Mbasi qenkan rahatu në hotelin «Diamond» të Prishtinës, të kamufluem si agjentë tregtarë, ekipi i Zelenskit asht taku me një ekip specialistësh të Kosovës që kishte kry të gjitha punët e nevojshme të shtetndërtimit.

E para gja që sipas specialistëve të Kosovës duhej me ba Zelenski, ishte demobilizimi i ushtrisë së Ukrainës dhe shndërrimi i tyne në njësi super të përgatituna zjarrfikëse. Kjo duhej me u ba për mos me ba investime të panevojshme në armatimin dhe mbajtjen e një ushtrie të shtrenjtë, e cila pas paqes me Rusinë nuk do t’u duhej ma.

Mirë, kishte pyetë Zelenski, e çfarë ndodh me ish-luftëtarët? Specialistët e Kosovës iu kishin kthy menjëherë një përgjegje me spec, tue thanë se ish-luftëtarët do të ktheheshin aty ku kishin qenë para lufte, por një rreth i ngushtë i komandantëve, natyrisht, do të hynte në skenën politike. Ata ish-luftëtarë që ishin ma të rij, do të baheshin zjarrfikës të shkëlqyeshëm. Po kujt i duhen me miliona zjarrfikës, kishte pyetë komandanti forcavave të kambësorisë ukrainase. Konsulentët e kujdesshëm të Kosovës i kishin thanë se një pjesë e tyne do të shndërroheshin në veteranë, bashkë me pesëfishin e veteranëve të rrejshëm që do të shërbenin shum mirë në zgjedhjet e ardhshme, sepse do të ishin disa miliona dhe do të garantonin fitore në zgjedhje për disa mandate.

Zelenski kishte mbetë pa gojë nga këto ide gjeniale.

Ministri tjetër, i ekonomisë ukrainase, kishte pyetë se çka duhej me ba në fushën e ekonomisë. Specialistë e Kosovës, tue qeshë, kishin thanë se kjo asht pjesa ma e lehtë: qysh tash Zelenski me shokë nga rrethi i tij i ngushtë duhej me nisë me ble sa ma shum hektarë tokë me çmime sa ma të ulëta, e mbasi të mbaronte lufta, t’ia shitnin prap shtetit të Ukrainës me një çmim pesëdhjetëfish ma të naltë. Shokë të tjerë duhej me nisë me planin e privatizimit të fabrikave të Ukrainës me çmime sa ma të ulëta. Pse, kishte pyetë i habitun ministri ukrainas. Sepse, ia kishte kthy specialisti shqiptar i Kosovës, tue shti në gojë një spec djegës kishte vazhdu, masandej shokët tuej hyjnë e i blejnë me ato çmime, pa leju askend m’iu afru këtyne pronave dhe fabrikave.

Ukrainasit kishin mbetë të mahnitun nga këto ide kaq gjeniale.

Nuk mbaron me kaq, kishin thanë specialistët shqiptarë, duheni m’ia vu synin asfaltit… Asfaltit!? Ishin shtangë ukrainasit. Po, pra, ia kishin kthy shqipot: duheni me shtru asfalt me çmime trefish ma të nalta, sepse aty bahen investimet ma të mëdha. Pse, a po doni me ba çmime trefish për napolitanka a, kishin qeshë specialistët e Kosovës. Edhe ato autostrada findak të reja duhej me u planifiku me kalu nëpër katundet e disa udhëheqësve tuej të luftës, e sidomos nëpër tokat që ata tashma i kanë ble.

Ekipi ukrainas kishte mbetë pa gojë.

A keni ju ndonjë gazetar? Pyeti specialisti që tashma e kishte përbi specin. Ministri ukrainas i informacionit tha se po, kishte shum gazetarë, por një pjesë e madhe e tyne ishin vra tue luftu. Ata paskan shku si qeni në rrush, ia ktheu specialisti i Kosovës dhe vazhdoi, mos u merr me ta. Po pyes për ndonjë që ka mbetë gjallë, fjala vjen, ndonjë që asht taku me shefin e shërbimit sekret rus, kish me qenë ma i miri për punët e pasluftës.

E kemi, tha ministri ukrainas i informacionit, qysh s’e kemi. E, ia ktheu konsulenti specialist i Kosovës, atë duheni me ba pronar të mediave ukrainase tash, sepse kjo asht mënyra ma e mirë për me rujtë marrëdhanie të mira dhe paqen e sigurtë me Rusinë. Masandej ky ish-gazetar, i kthyem në mbret e pronar mediash, do të kërkojë që krimet e Rusisë të harroheshin dhe të niste një epokë e re mes Ukrainës e Rusisë.

Ministri ukrainas i informacionit kishte mbetë i ngrimë.

Konsulentët specialistë të Kosovës kritikuen rreptë kundërshtimin e Zelenskit që ia bani Trumpit. Ata ia sqaruen se ata vetë nuk kishin mohu as edhe propozime emisarësh, bile edhe kur ata talleshin në tavolina rreth emnimit të liqeneve, ndërsa Zelenski nuk kishte pranu propozimin e Trumpit. Ky asht guxim prej budallai, i kishin thanë ata. Natyrisht, ata e këshilluen Zelenskin që në mediat europiane të deklarojë se ka qëndru larg fronteve të luftës, fjala vjen, se ka qenë në ndonjë skenë teatrore tue performu skeqet e tij humoristike, si komedian, ngaqë kështu do të kishte mundësi me i shpëtu ndonjë procesi gjyqësor.

Kjo e kishte habitë Zelenskin pa masë.

Të gjitha këto e çoroditën dhe e shtangën Zelenskin dhe ekipin e tij. Nuk u kuptu a u shtangën prej së mire, apo prej së keqeje. Por një gja dihet: të nesërmen në mëngjes në dhomat e hotelit «Diamond» të Prishtinës u gjetën vetëm çorapet e shqyeme e të palame të ekipit të Zelenskit dhe një pusullë ku Zelenski kishte shkru:

“Unë kam kujtu se jam koxha njëfarë komediani, por ju kishit qenë komedianë të papamë e të padëgjuem. Natyrisht, nuk besoj se kurrgja që më keni thanë mue ta keni ba me të vërtetë. Sidoqoftë, ishte një komedi fort e kandshme, gjithsesi, e parealizueshme në realitet.

Mos ju paça borxh (edhe ma shum se Trumpit!).

Ma shum dashni, Zelenski»

Kështu ndodhi dhe Kosova e shpëtoi motrën Ukraninë nga zhdukja prej faqes së dheut. Si shenjë falënderimi për këtë konstribut, Zelenski kishte vendosë me e qujtë një teatër vetëm për komedi kulminante «Kosova» në qendër të Kivit.

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

KEDS-i vazhdon investimet në rrjet, tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

3 orë më parë
SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

SHBA-ja rithekson thirrjen për formimin e institucioneve në Kosovë

3 orë më parë
Konfirmohet vdekja e një personi në aksidentin e Mitrovicës

6 të lëndúar nga aksídenti në Sllatinë

4 orë më parë
Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

Kosova dhe Shqipëria do përdorin automjete të SHBA-ve për mision në G@za

4 orë më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH