Kryministri i Shqipërisë, Edi Rama i cili ndodhet në Madrid për një vizitë dy ditore në një intervistë me gazetën “El mundo” ndër të tjera ka folur për zgjedhjet në Kosovë.
I pyetur se çfarë rezultatesh pret nga këto zgjedhje, Rama ka thënë se nuk ka asnjë preferencë me fituesin, pasi me të gjithë kandidatët ka një marrëdhenie të mirë.


























