Viola von Cramon, anëtare e Parlamentit Evropian dhe Raportuese e Përhershme për Kosovën, pritet të mbajë sot një konferencë për media.
Ajo është duke qëndruar në Kosovë prej dy ditësh, ku të dielën ka qëndruar në Prizren në vizitë të monumenteve kulturore.
Gjatë ditës së hënës, Von Cramon është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani si dhe me kryeministrin Albin Kurti me të cilët ka biseduar gjerësisht rreth aktualitetit politik, por me fokus dialogun me Serbinë.
Ndërsa, sot Von Cramon do t’i drejtohet gazetarëve nga hotel “Sirus” me fillim prej orës 14:30.