Rashiti: LVV të propozojë tre kandidatë për kryetar, njëri do të votohej

“LVV duhet të propozojë tre kandidatë për Kryetar/e të kuvendit. Deputetët (së paku pjesa më e madhe e tyre) do të votojë njërin prej tyre. Një grup i deputetëve duhet me urgjence të dërgojnë një pyetje specifike në Gjykatën Kushtetuese”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Tutje sipas Rashitit, duhet që LVV-ja të bëjë marrëveshje politike me subjektet parlamentare. “As bashkëpunimi me Nismën nuk arrihet pa marrëveshje politike për bashkëqeverisje”, ka shkruar ai rreth situatë së krijuar në Kuvendin e Kosovës.

Sipas Rashitit, në rast të dështimit të LVV-së për të siguruar votat për formimin e qeverise, opozita do të ketë shansin e vetë, por nuk e ka te garantuar.

“Koha për lidership të guximshëm e marrëveshje të mëdha politike të guximshme për bashkëqeverisje. Marrëveshjet politike duhen tani apo pas përsëritjes së zgjedhjeve të reja. Një opsion është që partia fituese, LVV të formojë një qeveri minore, me mbështetjen e disa subjekteve apo deputetëve, me kusht që ata marrin kryetarin e Kuvendit. Kjo qeveri duhet të jetë me mandat shumë të kufizuar kohor”, shkroi tutje ai.

Si një nga pikat e zgjidhjes së situatës është edhe një qeveri teknike. “Qeveri teknike – nëse LVV, PDK dhe LDK besojnë se blloqet e tyre nuk mund të formojnë qeverinë, ato duhet të pajtohen për një qeveri teknike (përfshirë programin dhe prioritet) me mandat deri në shkurt të vitit 2026”.

Sipas Rashitit, nëse të gjitha këto opsione nuk funksionojnë, subjektet politike duhet të pajtohen për shpalljen e zgjedhjeve, por që sipas tij, duhet dialog të nivelit të lartë politik.

Mungesa e dialogut, sipas Rashitit do të thellojë krizën dhe detyrojë subjektet të bëjnë zgjidhje të rrezikshme për te ardhmen dhe funksionimin e institucioneve.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish