Edhe Rexhep Selimi është deklaruar i pafajshëm për pikat e aktakuzës që ia ka ngarkuar Prokuroria e Speciales.
Ai ka thënë se e kupton aktakuzën e ndryshuar dhe se deklarohet sërish i pafajshëm.
“Jam i pafajshëm në të gjitha pikat e aktakuzës”, ka thënë Selimi.
Pafajësinë e tyre e kanë deklaruar edhe Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Jakup Krasniqi.