Ka rinisur numërimi i votave për kandidatët për deputetë në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, pas disa minutash ndërprerje.
Po ashtu, bëhet e ditur se ka ndodhur një incident, ku është kërkuar edhe ndërhyrja e policisë, kur vëzhguesit janë përplasur për shpalljen ose jo të një vote të pavlefshme. Në vendngjarje doli edhe prokurori i rastit.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sot në orët e pasdites, ka filluar me procesin e numërimit të votave të subjekteve politike. Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, në konferencë për medie.