Gjashtë persona kanë mbetur të lënduar pas një aksidenti trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Lajmin për RTKLive e ka konfirmuar Blerina Ejupi, zëdhënëse e Policisë së Kosovës.
“Më datë 20.08.2026 rreth orës 16:30 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, saktësisht në Sllatinë. Në aksident janë përfshirë tri vetura, ndërsa gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Rasti është duke u trajtuar nga ekipet relevante policore”, tha ajo.


























