Rizvanolli: Ankandi i erës, model për projektet e ardhshme

Ministria e Ekonomisë ka bërë hapjen zyrtare të konferencës para-dorëzimit të ofertave për tenderin e energjisë së erës në Kosovë (Kosovo Wind Tender – Pre-Bid Conference).

Sipas ministrisë, konferenca shënon një etapë të rëndësishme në procesin e zhvillimit të projektit të parë konkurrues për energjinë e erës në Kosovë, ku do të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, partnerëve ndërkombëtarë dhe kompanive të interesuara.

“Kemi punuar që marrëveshjet dhe i gjithë procesi të jenë transparente dhe të qëndrueshme. Konferenca sot është një mundësi për investitorët që të diskutojnë në mënyrë që të jenë sa më të informuar dhe ofertat e tyre të jenë sa më cilësore. Ky ankand i erës që po e përmbyllim këtë verë, është ankandi i parë i erës por që do të jetë model edhe për ankandet e ardhshme. Janë të domosdoshme burimet e ripërtërishme që ta mbajmë ambientin më të pastër. Qasja e republikës në vitet e fundit ka qenë e qartë, po shtojmë prodhim vendor të energjisë që vije nga burimet e ripërtërishme”, ka deklaruar ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.

Kryetari i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, Ymer Fejzullahu potencoi se përmes këtij procesi krijohen investime të reja e zhvillim ekonomik.

“Organizimi i ankandit përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt transformimit të sektorit energjetik. Sektori i energjisë në Kosovë dhe vendet tjera po kalon një periudhë transformimi të thellë. Sfidat si dekarbonizimi, siguria energjetike, procesi i integrimit të tregjeve elektrike, kërkon politika që nxisin investime të qëndrueshme. Roli i ZRRE-së në këtë proces është thelbësor. Ne jemi të përkushtuar te sigurojmë një proces transparent”, ka deklaruar ai.

Ndërsa Trim Tërnava, kryeshef Ekzekutiv i KOSTT-it tha se përmes këtij projekti Kosovës i shtohen kapacitetet e reja energjetike dhe se KOSTT do të jetë i përkushtuar për mbështetjen e tij.

“Objektivi ynë është që procesi i kyçjes në rrjet mos të krijoj disavantazh për asnjë nga ofertuesit. Ky projekt shton kapacitete të reja vendore dhe forcon sigurinë dhe besueshmërinë. Ne do të mbetemi në pozicion gjatë komplet procesit. Brenda kornizës ligjore do të punojmë ngushtë me të gjithë palët për një proces efikas dhe transparent”, ka shtuar ai.

Visar Perani, përfaqësues i Korporatës Ndërkombëtare të Financave (IFC) për Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut tha se për këtë projekt është bërë punë e madhe

 

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish