Në kuadër të një procesi hetimor që Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës është duke e zhvilluar lidhur me shpronësimet e kundërligjshme, të mërkurën më 6 maj është zhvilluar një operacion policor në Prishtinë, Lipjan dhe Vushtrri.
Si rezultat i këtij operacioni të koordinuar mes Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, janë arrestuar shtatë (7) persona.
V.G dhe N.R për veprën penale “Dhënia e ryshfetit”, H.M., Sh.S dhe H.M., për veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. N.K për veprën penale “Marrja e ryshfetit, dhe A.P, për veprën penale “Ndihmë në kryerjen e veprës penale – Dhënia e ryshfetit dhe Marrja e ryshfetit”.
Gjatë zbatimit të urdhër kontrollit, janë sekuestruar pajisje teknologjike, para të gatshme në vlerë prej 6,450 (gjashtë mijë e katërqind e pesëdhjetë) eurosh, dhe dokumentacion i ndryshëm.
Lidhur me të njëjtin rast, në dhjetor të vitit të kaluar janë arrestuar edhe shtatë (7) persona të tjerë.


























